Vendoset solemnisht gurthemeli për një shtëpi familjare në Shtërpcë

Sot, në komunën e Shtërpcës u mbajt ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e shtëpisë familjare të z. Miroljub Gjorgjeviç. Shtëpia e planifikuar prej 62 m² do t'i ofrojë familjes kushtet themelore për një jetë të sigurt dhe dinjitoze.

Ministri Nenad Rašić vendosi simbolikisht gurthemelin dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti:

"Ndërtimi i kësaj shtëpie nuk është vetëm kujdesi për një familje, por një tregues i angazhimit tonë për të siguruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë për një jetë dinjitoze. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të rivendosur besimin në komunitetet tona."

Familja Gjorgjeviç shprehu mirënjohjen e tyre të thellë:

"Kjo do të thotë shumë për ne. Më në fund do të kemi shtëpinë tonë ku fëmijët mund të rriten dhe të jenë të sigurt. Faleminderit Ministrit Rašić dhe të gjithë atyre që na ndihmuan, ky është një fillim i ri për ne."

Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve dhe komuniteteve lokale.

Së bashku për një jetë më të mirë!