Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:

  1. Ofron ndihmën profesionale në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fushëveprimtaria e MKK-së;
  2. Është përgjegjës për hartimin e projekt-akteve normativ;
  3. Në bashkëpunim me strukturën organizative të MKK-së përgjegjëse për integrime evropiane siguron përputhshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore të propozuara nga MKK-ja me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acqius Cummunautarie), si dhe me legjislacionin tjetër të aplikueshëm në Kosovë;
  4. Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i MKK-së;
  5. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e MKK-së në gjyqësor;
  6. Ofron ndihmë në hartimin e propozim-vendimeve për strukturat organizative të MKK-së.

Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.