Të nderuar qytetarë,
Dëshiroj t'ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Uroj që këto ditët e Bajramit t'ju sjellin paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi në shtëpitë tuaja.
Bajrami është një kohë kur kujtojmë rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Le të na frymëzojë kjo festë që të vazhdojmë të përhapim mirësinë dhe kujdesin për të tjerët në të gjitha aspektet e jetës.
Gëzuar Bajramin juve dhe familjeve tuaja!
Nenad Rašić
Ministër, Ministria për Komunitete dhe Kthim