Urime per nder te festen e 8. Marsit

Të nderuara zonja,


Me rastin e 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, dëshiroj t'ju dërgoj urimet më të sinqerta në emrin tim, por edhe në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Kjo ditë është dedikuar juve, grave guximtare dhe të qëndrueshme, të cilat kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në luftën për drejtësi dhe barazi gjinore gjatë historisë.


Fuqia juaj, përkushtimi dhe guximi juaj na motivojnë të punojmë vazhdimisht për krijimin e një shoqërie në të cilën gratë do të kenë mundësi të barabarta në të gjitha fushat e jetës. Lufta juaj na obligon të vazhdojmë në rrugën e barazisë gjinore, si dhe të angazhohemi për përmirësimin e pozitës së grave.


Të nderuara zonja, ju uroj që këtë ditë, si dhe çdo ditë tjetër, ta kaloni në një mjedis dashurie, respekti dhe mbështetjeje që e meritoni çdo ditë të vitit.


Nenad Rašić
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim