U vendos gur themeli për pesë shtëpi të reja

Sot, Ministri Nenad Rašić vendosi gurthemelin për ndërtimin e pesë shtëpive në komunën e Graçanicës. Me këtë akt, familjet Denić, Živković, Jovanović, Tomić dhe Aksić po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre, rrugën drejt një strehimi më të sigurt dhe më dinjitoz.

Sot, këto familje morën shumë më tepër sesa themelin, ato morën mundësinë për të ndërtuar një të ardhme, një shtëpi dhe një ndjenjë përkatësie në mjedisin e tyre.

"Këto nuk janë vetëm themele për shtëpi, këto janë themele për të qëndruar, për stabilitet dhe për një jetë dinjitoze. Detyra jonë është të jemi me njerëzit që duan të qëndrojnë dhe të ndërtojnë një jetë këtu, dhe ne do ta bëjmë këtë vazhdimisht dhe me përgjegjësi", tha Ministri Rašić.

Ministria për Komunitete dhe Kthim vazhdon të mbështesë ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë, duke investuar në rindërtim dhe ndërtim, në mënyrë që së bashku të krijojmë kushte më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve tanë.