Të rinjtë kanë perspektivë për të qëndruar në Kosovë - mesazh nga sesioni informativ në Prizren

„Me mbështetjen e bujqësisë dhe sipërmarrjes investojmë tek njerëzit dhe idetë e tyre. Kjo është garancia më e mirë që të rinjtë do të shohin perspektivë dhe do të qëndrojnë në Kosovë“, u shpreh ministri për komunitete dhe kthim në sesionin informativ të sotëm në Prizren, i cili ishte i dedikuar fazës së parë të skemës së granteve për zhvillimin e bujqësisë dhe sipërmarrjes rurale në Kosovë.

Skema e granteve zbatohet në partneritet me Ministrinë për komunitete dhe kthim dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH., me bashkëfinancim nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe parashikon ndarjen e granteve për pajisje në vlerë nga 1.000 deri në 10.000 euro.

Aplikimet për pjesëmarrje dorëzohen përmes platformës online „Good Grants“. Informata më të detajuara janë në dispozicion në faqen zyrtare të Ministrisë, si dhe te Shoqata Humanitare „Nënë Tereza“, dhe në sesionet e ardhshme informative.