Përmirësimi i pozitës së komuniteteve temë e takimit të Rašićit me shefin e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë

Ministrinë për Komunitete dhe Kthim sot e vizitoi shefi i Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz.

Gjatë takimit me ministrin Nenad Rašić u diskutua për problemet aktuale me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë, si dhe për mundësitë për përmirësimin e pozitës së tyre dhe forcimin e mbështetjes institucionale.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjes për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjitha komunitetet në Kosovë. Theks i veçantë iu kushtua bashkëpunimit të përbashkët në aspektin praktik, me fokus në punësimin e pjesëtarëve të komunitetit jo-shumicë, si dhe në organizimin e qendrave funksionale për kualifikim dhe rikualifikim në përputhje me nevojat reale të pjesëtarëve të komuniteteve dhe të tregut të punës.

Gjatë takimit u theksua gjithashtu nevoja për vazhdimin e dialogut dhe forcimin e partneritetit përmes iniciativave konkrete që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së komuniteteve jo-shumicë.