Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, me punën e tij të përkushtuar dhe angazhimin e madh, ka siguruar me sukses zgjatjen e afatit për regjistrimin e popullsisë për komunitetet jo-shumicë. Afati i ri për përfundimin e regjistrimit është 1 tetor 2025.
Ky hap i rëndësishëm tregon qartë përkushtimin e ministrit për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo- shumicë dhe sigurimin që të gjithë qytetarët të jenë përfaqësuar në mënyrë adekuate.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë afatin e ri dhe të marrin pjesë në regjistrim në kohë.
Pjesëmarrja juaj është kyçe për një evidencë të saktë dhe për planifikim më të mirë të aktiviteteve të ardhshme që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e komuniteteve.