Të nderuar bashkëkombas,
Kanë kaluar saktësisht 10 muaj që kur filluam së bashku kapitullin e ri në zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë sonë multietnike në të mirë të të gjithë popujve në Kosovë. Pavarësisht sfidave të përbashkëta që i kemi për shkak të komplikimit dhe përfaqësimit adekuat të të gjitha komuniteteve joshumicë, mendoj se jemi në rrugën e duhur për etablimin e përhershëm të drejtave dhe interesave të komuniteteve, si pjesë e pandashme e virtyteve institucionale të Kosovës sonë. Fatëkeqësisht, në rrugën e integrimit tonë të sinqert, ka pengesa me të cilat duhet të përballemi për hir të së ardhmes sonë, pavarësisht se kjo nga njëhere bëhet shumë e vështirë.
Përkatësisht, Ministria për Komunitete dhe Kthim nga garnitura e kaluar qeverisëse e ka trashëguar kontratën e lidhur me operatorin kryesor ekonomik, i cili e kishte për detyrë që me kërkesë dhe urdhër të ministrisë, ti kryente projektet më të rëndësishme të ndërtimit të shtëpive për stabilizimin e komuniteteve, ndërtimin e shtëpive për të kthyerit nga programi i planifikuar si dhe renovimin e shtëpive për nevojat e përfituesve tanë.
Që në fillim të bashkëpunimit, jemi munduar ti përmirësojmë, përshpejtojmë dhe korrigjojmë veprimet e operatorit tonë, me qëllim të mbulimit të sa më shumë përfituesve tanë, në mënyrë që ta arrijmë numrin e shtëpive të ndërtuara e që janë të parashikuara në buxhetin e ministrisë.
Fatkeqësisht, ritmi i punës së operatorit tonë nuk përkon me kërkesat tona legjitime dhe dinamikën e kërkuar, ndaj edhe synimet e vendosura për këtë vit mbetën të paarritshme.
Nga kontrollimi i mëtejshëm i detajuar i kontratës me operatorin tonë ekonomik, vërejtëm se ka shumë parregullsi në llogaritjet për përdorimin e sasisë dhe llojit të materialeve të nevojshme për ndërtimin apo renovimin e shtëpive. Llogaritjet e materialeve dhe sasive ishin aq të gabuara, sa që për mendimin tonë janë absolutisht tendencioze, ndoshta edhe të qëllimshme. Për shkak të të gjitha këtyre parregullsive, të cilat janë qartazi në prag të ligjshmërisë apo edhe të paligjshme, Ministria për Komunitete dhe Kthim do të fillojë një analizë të detajuar të kontratës me operatorin ekonomik për shkak të bazës reale, se një kontratë e tillë nuk është në interes të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve tona për ta gjetur një zgjidhje të këtij problemi, normat ligjore dhe kornizat ligjore të veprimit na tregojnë se, një gjë e tillë është thjesht e pamundur.
Ne sinqerisht I kërkojmë falje të gjithë bashkëqytetarëve tanë për këtë lajm të keq. Përkushtimi dhe devotshmëria jonë për zhvillimin e shoqërisë kosovare mbetet e palëkundur.
Të gjithë përfituesit e tashëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim do t'i ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore menjëherë pas zgjedhjes së një operatori të ri ekonomik (më adekuat).
Nenad Rašić
Ministër për Komunitete dhe Kthim