Njoftojmë të gjithë qytetarët se afati për regjistrimin e popullsisë është zgjatur deri më 31 gusht të 2025.
Ju ftojmë të përfitoni nga kjo mundësi shtesë dhe të regjistroheni personalisht në selinë e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Prishtinë, së bashku me anëtarët e familjes dhe dokumentet e nevojshme.
Regjistrimi i popullsisë është me rëndësi kyçe për realizimin e të drejtave të tilla si përfitimet për fëmijë, pensionet dhe mbështetja sociale. Aplikimi juaj garanton dukshmëri dhe njohje në sistem.
Mos lejoni që mungesa e të dhënave të nënkuptojë humbjen e çasjes në të drejtat themelore.
👉 Ndani këtë informatë dhe ftoni të tjerët të regjistrohen — sepse është e rëndësishme të jeni të regjistruar!