Në ambientet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, sot janë nënshkruar memorandumet me 63 përfitues të subvencioneve individuale, duke vazhduar kështu mbështetjen e vazhdueshme institucionale për qytetarët dhe komunitetet lokale në mbarë Kosovën.
Memorandumet u janë dorëzuar përfituesve nga këshilltari i ministrit, Igor Rašić, i cili theksoi se këto subvencione përfaqësojnë ndihmë të drejtpërdrejtë dhe të synuar për ata që kanë më së shumti nevojë - për mbështetje shëndetësore, përmirësimin e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e bizneseve të vogla.
Programi i subvencioneve individuale ka për qëllim forcimin e sigurisë ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe fuqizimin e komuniteteve lokale, me mesazhin e qartë se Ministria mbetet e përkushtuar në investimin te njerëzit dhe e ardhmja e tyre.