Sot, u nënshkruan 35 memorandume për subvencione në kuadër të programit gjithëpërfshirës të mbështetjes ekonomike, të cilat vërtetuan edhe një herë angazhimin për përmirësimin e bujqësisë dhe sipërmarrjes lokale. Këto fonde janë ndarë për qytetarët që kanë aplikuar për mbështetje individuale me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të fermave dhe bizneseve të tyre të vogla.
Subvencionet e dhëna nuk janë vetëm një injeksion financiar, por edhe një erë në shpinë të të gjithë përfituesve - një motivim për të vazhduar ndërtimin dhe zhvillimin e ideve të tyre. Ju është dhënë mundësia fermerëve që ta modernizojnë prodhimin, të përdorin teknologjin e re dhe të përmirësojnë konkurueshmërinë e fermave të tyre. Dyert janë të hapura për sipërmarrësit që të zgjerojnë kapacitetet e tyre, të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe produkteve, si dhe të krijojnë vende të reja pune.
Kjo iniciativë është një hap kyç drejt forcimit të ekonomisë lokale dhe krijimit të burimeve të qëndrueshme të të ardhurave, veçanërisht në zonat rurale. Subvencionet përfaqësojnë gjithashtu njohje për përpjekjet, përkushtimin dhe kontributin e përfituesve në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Duke mbështetur këto projekte, ne investojmë në të ardhmen, hapim mundësi dhe ndërtojmë një ekonomi më të fortë dhe më rezistente - nga themelet, me njerëz që janë elementi bazë i zhvillimit shoqëror.