Ministria I ka dhënë edhe 27 subvencione të tjera

Ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Nenad Rashiq, sot vazhdoi përkushtimin e tij për përmirësimin e bujqësisë dhe zhvillimin e bizneseve vendore. Gjatë ditës së sotme janë nënshkruar gjithsej 27 memorandume për bashkëfinancimin e subvencioneve individuale, të cilat përfituesve do t'u ofrojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për realizimin e projekteve të tyre bujqësore dhe fillimin e bizneseve të tyre.

Përfituesit e subvencionit shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për këtë mbështetje të rëndësishme, duke theksuar se fondet e alokuara do të ua lehtësojnë ndjeshëm punën e tyre dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Ministri Rashiq theksoi rëndësinë thelbësore të programeve të tilla, të cilat jo vetëm që forcojnë ekonominë lokale, por inkurajojnë kthimin dhe qëndrimin e të rinjve. Kjo nismë përfaqëson jo vetëm mbështetje financiare, por edhe një hap strategjik drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së cilësisë së prodhimit bujqësor. Gjithashtu, duke hedhur themelet për zhvillimin e bizneseve të vogla, do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e shpirtit ndërmarrës në komunitetet lokale. Në fund, ministri Rashiq shpreson se këto fonde do të frymëzojnë përfituesit drejt inovacionit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, i cili do të krijojë një klimë pozitive për prosperitetin dhe përparimin e të gjithë qytetarëve.