Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rašiċ është ftuar që ti bashkohet udhëheqësve tjerë në Lutjete e mëngjesit në Uashington DC më 1 shkurt 2024 si musafir i Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Lutjet e mëngjesit në SHBA janë traditë e cila mbahet për çdo vit që nga viti 1953. Ndërsa thyejnë bukën së bashku, anëtarët e Kongresit të SHBA-së dhe Presidenti i SHBA-së bashkohen me musafirët e nderuar që të luten për kombin, Presidenti dhe udhëheqësit e tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar në frymën e dashurisë dhe pajtimit.
Ministri Rašiċ tha se është nder të marr pjesë në lutjet e mëngjesit.
“Ne I ndajmë të njëjtat qëllime për paqen dhe pajtimin,” tha ai, “Dhe kjo vizitë thellon lidhjen tonë të përbashkët”.