Ministri Rashiq u takua me ambasadorin e OSBE-së Gerard McGurk

Ministri Nenad Rashiq priti në zyrën e tij Ambasadorin e OSBE-së Gerard McGurk, ku diskutuan çështjet aktuale dhe mundësitë për bashkëpunim në një atmosferë konstruktive dhe produktive.

Gjatë takimit, Ambasadori McGurk shprehu kënaqësinë e tij me projektet dhe arritjet derisotshme të Ministrisë, duke theksuar rëndësinë e tyre për komunitetet dhe procesin e përgjithshëm të zhvillimit. Ai gjithashtu riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për iniciativat dhe aktivitetet e ardhshme të Ministrisë, dhe ofroi ndihmë në zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të ndryshimeve strategjike të ligjit, si dhe mbështetje teknike në lidhje me ndryshimet dhe shtesat në Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve, e cila është propozuar si pjesë e planit ligjor brenda programit të Qeverisë për periudhën 2026–2030.

Ministri Rashiq i falënderoi OSBE-së për bashkëpunimin deri më tani dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët në avancimin e projekteve që kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e komuniteteve në të gjithë Kosovën.

Takimi përfundoi me një përkushtim të ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe vazhdimin e punës për qëllimet e përbashkëta.