Ministri Rashiq takoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati

Ministri Nenad Rashiq ka takuar dje të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati, për të diskutuar qëllimet kyçe të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe partisë SPO. SPO avokon për procese zgjedhore të drejta dhe transparente, të cilat janë thelbësore për respektimin e të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në kushte të barabarta, duke kontribuar kështu në forcimin e demokracisë dhe stabilitetin e shoqërisë.

Gjatë takimit, Ministri Rashiq diskutoi hapat konkretë për zbatimin e programeve që do të përmirësojnë pozitën e grupeve të margjinalizuara të grave dhe do të ofrojnë mbështetje për të rinjtë përmes inkurajimit të inovacionit. Këto përpjekje strategjike janë pjesë kyçe e një plani më të gjerë për përfshirje sociale dhe ekonomike, i cili në mënyrë specifike thekson rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të komuniteteve pakicë. Ministri Rashiq theksoi se programe të tilla janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në rrjedhat ekonomike.