Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka takuar sot përfaqësuesit e CSSP-Qendrës për Ndërmjetësim Integrativ në Berlin dhe përfaqësuesit e personave të zhvendosur nga fshati Mushtishtë.
Temë e takimit ishte kthimi i personave të zhvendosur në këtë fshat. Në këtë takim, ministri Rashiq konfirmoi edhe vendosmërinë e ministrisë të cilën ai e drejton, për kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur, jo vetëm në këtë vend por në mbarë Kosovën. Kjo ministri me mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe rasti konkret i Komunës së Suharekës, do të bëjë përpjekje maksimale jo vetëm për të kthyer sa më shumë njerëz në shtëpitë e tyre, por edhe për t'u ofruar atyre mbështetje materiale, financiare dhe politike, në mënyrë që kthimi të jetë i qëndrueshëm, stabil dhe afatgjatë.
Gjithashtu, në takim përfaqësuesit e personave të zhvendosur nga fshati Mushtishtë shprehën vendosmërinë e tyre për t'u kthyer, duke shprehur kënaqësinë me mënyrën se si u pranua kërkesa e tyre nga përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, e cila u jep atyre guxim dhe vendosmëri shtesë për të qëndruar në synimet e tyre për t'u kthyer në vatrat e tyre dhe për t'u bërë pjesë aktive e shoqërisë kosovare.