MINISTRI RASHIQ, PRITI NË TAKIM TË NGARKUARIN ME PUNË NË AMBASADËN MALAZEZE, Z. BERNARD ÇOBAJ.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Malazeze, Z. Bernard Çobaj. 

Kthimi i personave të zhvendosur nga Mali i Zi si dhe thellimi i matutjeshëm i bashkëpunimit në gjetjen e mundësive të reja për shtyerjen përpara të politikave të cilat krijojnë lehtësira në procesin e kthimit, ishte tema e takimit të sotëm në mes të dy palëve.

Ministri Rashiq informoi bashkëbisedusin për planet dhe të arriturat e deritanishme të ministrisë duke potencuar nevojën e bashkërendimit të mëtutjeshëm të nismave të reja në fushën e kthimit 

Z.Çobaj e mirëpriti dhe e vlerësoi lartë angazhimin  e deritanishëm të ministrisë, me shpresën e vazhdimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit, lidhur me realizimin e aktiviteteve konkrete për kthimin e të zhvendosurve.