“Ministri Rashiq premtoi zgjidhje konkrete për familjen Miladinoviq: Hapat e parë drejt një jete më të mirë në Graçanicë”

Ministri Rashiq sot ka vizituar familjen Miladinoviq nga Graçanica, e cila jeton në kushte të vështira dhe çnjerëzore. Shtëpia e tyre e rrënuar përdor një banjë të improvizuar dhe tavani, i cili mund të shembet në çdo moment, krijon frikë të vazhdueshme. Në të gjitha dhomat ka beton, dhe muret janë prej gipsi, gjë që në asnjë mënyrë nuk ofron siguri, sidomos për fëmijët që rriten në kushte të tilla. Përveç kësaj, ujërat e zeza rrjedhin nëpër oborr, duke i komplikuar më tej kushtet tashmë të vështira të jetesës. Ministri Rashiq personalisht i vuri në dukje këto probleme dhe premtoi ndihmë.

Familja Miladinoviq dje ka vizituar Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku si familje prioritare kanë marrë menjëherë vëmendjen e plotë. Ministri Rashiq sot vendosi t'i vizitojë, t'i dëgjojë problemet e tyre dhe të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e tyre. Nisur nga mundësitë tona, ministri dhe ekipi i tij vendosën shpejt që fillimisht duhet të zgjidhim sistemin e ujërave të zeza, sepse përbën një problem serioz. Ai i ftoi operatorët që të shikojnë situatën dhe ka marrë përgjigje pozitive se problemi do të zgjidhet së shpejti, pas aprovimit nga Komuna e Graçanicës që punimet të vazhdojnë në mënyrë të pavarur, sepse operatori komunal nuk ka mundur ta zgjidhë atë deri tani. Po ashtu, ministri ka premtuar se sapo familja të dorëzojë kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm, do të fillojë me ndërtimin e shtëpisë prej 95 metrash katrorë për familjen Miladinoviq.

Ministri Rashiq është gjithmonë i përkushtuar dhe i përgjegjshëm, beson në parimin "hap pas hapi", dhe problemi i parë me kanalizimin tashmë është në rrugë të drejtë për t'u zgjidhur dhe ndërtimi i shtëpisë do të fillojë kur të përfundojn punët administrative. Ky është një shembull i vërtetë se si udhëheqësit e përgjegjshëm dhe empatikë i trajtojnë njerëzit e tyre, duke u dhënë shpresë atyre që kanë më shumë nevojë.

Familja Miladinoviq i është thellësisht mirënjohëse ministrit Rashiq, sepse ai ishte i pari që erdhi për t'i dëgjuar dhe ndihmuar. “Deri më tani askush nuk ka ardhur të na takojë, i jemi mirënjohës ministrit që na ka mirëkuptuar dhe na ka vizituar. Qe një vit kemi bërë kërkesa në komunën e Graçanicës, duke kërkuar që të na zgjidhen problemet, por gjithçka ka qenë e kot. E posaqërisht jam e zhgënjyer me kryetaren e komunës e cila si grua nuk e kuptoi pozitën time, sepse unë jam invalid dhe nuk kërkoj vilë, por vetëm një shtëpi dhe oborr”, tha Dragica anëtare e familjes Miladinoviq.

Ministri Rashiq po ashtu ka bërë të ditur se nga 1 dhjetori do të shpallet konkursi për ndarjen e materialeve ndërtimore në kuadër të Programit për Stabilizim të Komunitetit. Ky program synon të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të kontribuojë në rindërtimin dhe ndërtimin e infrastrukturës në komunitetin tonë lokal, gjë që konfirmon edhe një herë përkushtimin dhe përgjegjësinë e tij ndaj çdo anëtari të shoqërisë, e veçanërisht atyre që jetojnë në kushtet e vështira.