Ministri Rashiq, së bashku me David Oberhuer, drejtor i GIZ-it për Kosovën, dhe Mario Eckhard, menaxher i projektit të GIZ-it, nënshkruan sot një kontratë jashtëzakonisht të rëndësishme në vlerë prej 7.5 milionë euro me GIZ-in, e cila do të ketë një ndikim të thellë dhe afatgjatë në përmirësimin e pozitës së komunitetit joshumicë në Kosovë. Ky projekt paraqet një hap kyç drejt krijimit të mundësive të barabarta në tregun e punës dhe mundësimit të integrimit të plotë të komuniteteve joshumicë, gjë që është thelbësore për stabilitetin dhe progresin ekonomik të rajonit. Projekti përfshin fuqishëm të gjitha fushat e zhvillimit të bujqësisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, format e ndryshme të prodhimit, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit.
Zbatimi i një skeme granti për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, me fokus në të gjitha llojet e bizneseve ekzistuese, startup-eve, aktiviteteve bujqësore dhe projekteve inovative. Promovimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet financimit, hartëzimit dhe mbështetjes për zanatet tradicionale, si dhe organizimi i ngjarjeve të lidhura me turizmin. Zbatimi i programeve të trajnimit dhe mentorimit për përmirësimin e aftësive dhe punësimin e sipërmarrësve (të rinj dhe ekzistues/të deri tanishëm) nga komunitetet pakicë.