Sot në një konferencë për media ministri i Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, para gazetarëve bëri prezantimin e formularit për aplikim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë për disa lloje të ndihmave.
Duke qenë se Ministria për Komunitete dhe Kthim është e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përmbushjes së nevojave të të gjitha komuniteteve, ndihmat do të jenë të dedikuara për të gjithë ato familje dhe individ të cilët kanë vërtet nevojë të domosdoshme për to. Kjo ndihmë dëshmon edhe një herë se Ministria për Komunitete dhe Kthim do të jetë përherë pranë familjeve me nevojë që tu ndihmohet për një jetë sa ma të dinjiteteshme.
Në ndihma do të jenë të përfshira ndërtimi dhe renovimi i shtëpive, furnizimi me material ndërtimor, furnizimi me mobile dhe teknik të bardhë, furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike si dhe subvencionimi i projekteve dhe aktiviteteve që promovojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Gjatë konferencës Ministri Rashiq bëri ftesë publike të gjithë të interesuarve që të aplikojnë sa ma parë. Thirrja publike për ndërtim dhe renovim të shtëpive do të jetë prej 6-24 shkurt 2023 ndërsa për lloje të tjera të asistencës do të jetë prej 16-17 shkurt 2023. Informacionet ma të detajuara mund të gjinden në ueb faqen e ministrisë, platformën e shërbimeve E-Kosova si dhe në ministri.