MINISTRI RASHIQ MBAJTI KONFERENCË PË MEDIA

7 shkurt 2024

Sot, në një konferencë për media, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, njoftoi një ndryshim të rëndësishëm në politikën financiare të Kosovës. Tema kryesore e konferencës ishte rregullorja e re e Bankës Qendrore e Kosovës, e cila ka caktuar se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euroja.

Ministri Rashiq tha se ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar implementimin e kësaj rregulloreje. Ai shprehu falënderimet e tij ndaj kryeministrit për mirëkuptimin dhe njoftoi se do të ketë një periudhë tranzicioni për t'i lejuar qytetarët të përgatiten për këtë ndryshim.

Në lidhje me implementimin e dinarit, Ministri Rashiq prezantoi dy opsione të mundshme. Opsioni i parë është një transaksion midis Bankës Qendrore të Kosovës dhe atë të Serbisë, ndërsa opsioni i dytë është kthimi i dinarit në euro nga bankat që operojnë në të dy vendet. Ministri tha se kjo rregullore është në përputhje të plotë me rregulloren evropiane për zbatimin e pagesave.

Ministri Rashiq gjithashtu njoftoi një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, duke thënë se çdo ministri do të punësojë nga 10 pjesëtarë të komunitetit jo shumicë. Ai i inkurajoi ata që kanë diplomë të shkollimit të mesëm ose të lartë të dorëzojnë kualifikimet e tyre për verifikim.

Kjo konferencë për media shënon një hap të rëndësishëm në përgatitjen dhe zbatimin e rregullores së re të Bankës Qendrore në Kosovë dhe thekson përkushtimin e qeverisë për të siguruar që këta ndryshime të realizohen në mënyrë të drejtë dhe transparente për të gjithë qytetarët.