MINISTRI PËR KOMUNITETE DHE KTHIM VENDOS GUR THEMELIN E DY SHTËPIVE NË GRAÇANICË DHE NOVO BËRDË

12.08.2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vizituar sot komunat e Graçanicës dhe Novo Bërdës, ku ka vendosur gur themelin e dy shtëpive të reja për familjet e Svetllana Raviq Zhiviq dhe Jelena Steviqit. Ky projekt i rëndësishëm është pjesë e një iniciative më të gjerë që Ministria për Komunitete dhe Kthim po realizon për të mbështetur kthimin dhe reintegrimin e komuniteteve në Kosovë. Në këtë rast, ministri theksoi rëndësinë e ndërtimit të shtëpive për familjet që kanë nevojë për strehim të sigurt dhe dinjitoz, duke theksuar se shtëpitë për familjet e Svetllana Raviqit dhe Jelena Steviqit janë një investim i të ardhmes.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit, Ministri Rashiq u shpreh se ndërtimi i këtyre shtëpive përbën një akt të rëndësishëm humanitar dhe një dëshmi të përpjekjeve të vazhdueshme të ministrisë për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Familjet përfituese thanë se këto shtëpi do t'i japin familjeve të tyre sigurinë dhe stabilitetin që e kanë kërkuar për një kohë të gjatë. Ato e vlerësuan lart iniciativën e ministrit Rashiq dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në kushte të vështira. 

Projekti i ndërtimit të shtëpive në Graçanicë dhe Novo Bërdë është vetëm një nga shumë iniciativat e ndërmarra nga ministria për të përmbushur këto qëllime. Ministri Rashiq u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më tutje për të siguruar që projekte të tilla të vazhdojnë dhe të zgjerojnë ndikimin e tyre në të gjithë vendin për t'i sjellë ndryshime në jetën e njerëzve që kanë më shumë nevojë për to. Ky projekt nuk është vetëm një ndihmë praktike, por edhe një simbol i shpresës dhe përkushtimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.