Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq vendosi gurthemelin me anëtarët e familjeve Stojanoviq nga Bosca,Kurteshi, Ahmeti dhe Zhura nga Berivojcë

Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, së bashku me anëtarët e familjes dhe përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës, vendosën gurthemelin për ndërtimin e 4 shtëpive të reja, duke theksuar se Kamenicë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës së mirë midis qytetarëve.  

"Sot, ne fillojmë punën në katër shtëpi që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne, veçanërisht sepse Kamenica është një shembull i vërtetë i bashkëjetesës," tha Ministri Rashiq.  "Nga ana tjetër, ne duam të tregojmë se ne jemi të pranishëm jo vetëm në komuna me shumicën e popullsisë serbe, por edhe tek ato që jetojnë në mënyrën tonë kosovare. Pas ndërtimit të shtëpive, ne do të vazhdojmë të mbështesim përfituesit tanë në disa mënyra, përmes programeve ekonomike, si dhe përmes afirmimit personal, kolektiv e familjar dhe gjithçka tjetër që shkon me të," shtoi ai.

Komuna e Kamenicës I falëmnderoi përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunim dhe projekte të rëndësishme.

"Sot ne punojmë në këto 4 shtëpi, që për ne ishin prioritet. Atyre me të vërtet iu nevojitet një shtëpi familjare dhe ne vendosëm saktësisht për ta sepse besojmë se është më e nevojshme," tha Nënkryetarja e komunës së Kamenicës, Aleksandra Jovanoviq. 

Ministri Rashiq përmendi gjithashtu se me datën 1. Nëntori Ministria për Komunitete dhe Kthim ka bërë thirrje të re për ndërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme sociale, çiftet e sapo martuara, prindërit vetëushqyes vetëm, si dhe personat me aftësi të kufizuara. Ai shtoi se ekziston një nevojë e rëndësishme për të rritur numrin e shtëpive brenda programit të stabilizimit të komuniteteve, duke e theksuar rëndësinë e këtyre projekteve në përmirësimin e kushteve së kategorive më të cenueshme të popullsisë.