Ministri Nenad Rašić vuri gurthemelin e një shtëpie të re për familjen Gjorgjeviq në Ajnovc.

Sot, në fshatin Ajnovcë, komuna e Kamenicës, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, vendosi gurthemelin për ndërtimin e një shtëpie të re familjare për Goran Gjorgjevićit dhe familjes së tij.

Bëhet fjalë për një shtëpi me sipërfaqe prej 75 m², e cila do t'i sigurojë kësaj familjeje një fillim të ri dhe jetë dinjitoze për familjen e tyre.

"Çdo shtëpi e re është një shpresë e re", tha Ministri Rašić gjatë vendosjes së gurthemelit, duke shtuar se ofrimi i mbështetjes për më të cenueshmit është prioritet për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit.

Ministri Nenad Rašić konfirmoi edhe një herë se është një ministër me vepra - i përkushtuar ndaj punës në terren dhe kujdestar i vërtet për bashkëqytetarët e tij. Prania e tij dhe mbështetja e drejtpërdrejtë për familjet në të gjithë Kosovën, dërgonë mesazh të qartë se askush nuk harrohet dhe se ai qëndron pranë atyre që duan të qëndrojnë në vatrat e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e programit më të gjerë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, i cili mbështet të kthyerit dhe familjet e cenueshme nga ana sociale përmes ndërtimit dhe renovimit të objekteve të banimit në të gjithë Kosovën.