MINISTRI NENAD RASHIQ VIZITON PRIZRENIN, REQANIN DHE LUBIZHDËN PËR TË VLERËSUAR PUNËN E PROJEKTEVE TË MBËSHTETURA NGA MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM

7.03.2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Prizren, Reqan dhe Lubizhdë për të vlerësuar progresin e projekteve të mbështetura nga Ministria dhe për të ballafaquar problemet e ndryshme që përballen komunitetet në këto zona.

Në Prizren, Ministri Rashiq vizitoi Shoqërinë Kulturo-Artistike "Sumski Behar", ku u njoh me punën dhe kulturën e veshjeve tradicionale. Përfaqësuesit e kësaj shoqate kulturore shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me ministrinë dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.

Në Reqan, ministri vizitoi OJQ-në "Equality", e cila ka për qëllim të mbështesë gratë në avancimin e tyre. Falë ndihmës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në projektin e rrobaqepësisë, janë të certifikuar gra të cilat e kanë ndjekur këtë kurs. Ministri u njoh gjithashtu me probleme dhe nevoja të ndryshme të komunitetit, duke përfshirë nevojat e bujqësisë, zejtarisë, nevojat për zhvillim dhe rritje të firmave ekzistuese, si dhe nevojat elementare të sanitarisë dhe teknikës së bardhë.

Në fshatin Lubizhdë, Ministri vizitoi një kompani që ministria e ka mbështet me makinerit punuese dhe punon me gra të komuniteteve të ndryshme turke dhe boshnjake. Pronari i kësaj kompanie është shprehur se është shumë mirënjohës dhe falenderuaes ndaj ministrisë që ka mbështetur në zhvillimin e këtij biznesi që në të ardhmen mund të punësohen gra të pa puna. 

Kjo vizitë e Ministrit Rashiq paraqet një angazhim të vazhdueshëm për të ndihmuar komunitetet dhe për të siguruar zhvillim dhe mbështetje për projektet e nevojshme në të gjithë Kosovën.