Ministri Nenad Rashiq sot vendosi gurthemelin për ndërtimin një shtëpisë së re për familjen me dymbëdhjetë anëtare Rakiq nga Prelluzhë. Shtëpia, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 95 m², do t'i sigurojë familjes Rakiq një shtëpi të sigurt, komode dhe funksionale. Deri më tani, të gjithë anëtarët e familjes jetonin në një shtëpi të vjetër, të rrënuar prej qerpiçi, e cila është mbi 100 vjet e vjetër dhe nuk ishte më e përshtatshme për të jetuar, sidomos për një familje kaq të madhe.
Me atë rast, ministri Rashiq theksoi se ky moment është veçanërisht emocionues për të dhe se është jashtëzakonisht i lumtur që mund të ndihmojë një familje kaq të madhe.
“Sot është një ditë e veçantë për mua, sepse kam mundësinë të bëj diçka që vërtet ndryshon jetën e një familjeje. Ndërtimi i një shtëpie për një familje kaq të madhe nuk është vetëm një akt solidariteti, por edhe një investim në të ardhmen, për fëmijët që meritojnë një mjedis të sigurt për t'u rritur. Kjo shtëpi do t'u sigurojë atyre shumë më tepër - do t'u sigurojë atyre siguri, stabilitet dhe kushte elementare të jetesës. Besoj se ky do të frymëzojë shumë familje të tjera që jetojnë në kushte të ngjashme”, tha ministri Rashiq.
“Detyra jonë është të kujdesemi për qytetarët tanë, veçanërisht ata që janë në rrethana të vështira jetësore. Familjet si familja Rakiq e meritojnë vëmendjen tonë dhe unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për t'i ndihmuar”, shtoi ministri Rashiq.