23.04.2024
Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, shpreh urimet e tij më të sinqerta për të gjithë turqit e Kosovës në këtë ditë të veçantë për ta.
Me një trashëgimi të pasur kulturore dhe një prezencë të fortë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, turqit e Kosovës janë një pjesë integrale e mozaikut të kulturave dhe identiteteve që e karakterizojnë Kosovën.
Ministri Rashiq shpreh falënderimin e tij për kontributin e turqve në promovimin e tolerancës, bashkëpunimit ndëretnik, forcimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike si dhe në përhapjen e harmonisë sociale në Kosovë.
Në këtë ditë të veçantë, Ministri Rashiq inkurajon turqit e Kosovës të vazhdojnë të ndihen krenar për origjinën e tyre për të mbajtur dhe promovuar trashëgimin e tyre kulturore dhe gjuhësore dhe për të vazhduar të kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë kosovare.
Ai gjithashtu thekson rëndësinë e respektimit reciprok dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të të gjitha komuniteteve të Kosovës. Në një kohë kur diversiteti është një nga pasurit më të mëdha të Kosovës, Ministri Rashiq fton të gjithë qytetarët të punojnë së bashku për të kultivuar një mjedis të respektit dhe të mirëkuptimit ndërmjet të gjithë qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.
Turqve të Kosovës ai ju uron një ditë të mbarë, të mbushur me solidaritet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.
Kosova Türklerinin Bayramı Kutlu Olsun