MINISTRI NENAD RASHIQ, PRITI SOT NË NJË TAKIM AMBASADORIN E GJERMANISË NË KOSOVË, JÖRN ROHDE

01.08.2023
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në një takim të rëndësishëm ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimit  për zgjedhjet në katër komunat në Veri të Kosovës dhe gjetjen e formave të mundshme të mbështetjes  në zgjidhjen e sfidave aktuale në veri. Krijimi i kushteve ligjore dhe teknike u konsiderua si një nevojë e përshpejtuar në procesin zgjedhor. Në takim u shqyrtuan edhe mënyrat e ndryshme për të promovuar vlerat e pajtimit dhe bashkëpunimit, për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. U konsiderua si tejet e domosdoshme krijimi i kushteve për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet dy komuniteteve, ndërprerja e cikleve të krizave dhe konfrontimeve në mënyrë që të shkohet përpara me vendosmëri në integrimin e tyre evropian. Kjo është mundësi që të dy palët duhet ta shfrytëzojnë.

Gjatë takimit, ata kanë shprehur angazhimin e tyre të përbashkët dhe nevojën për të përmirësuar proceset demokratike në Kosovë dhe për të promovuar vlerat e pajtimit dhe bashkëpunimit për të ardhmen e rajonit.