17 nëntor 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim pati një takim me Manfred Profazin, drejtorin e Zyrës Regjionale, dhe Anën Rostocka, shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Kosovë. Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe IOM-it. Ministri shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që IOM-i ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë për procesin e kthimit në Kosovë. Manfred Profazi dhe Ana Rostocka bënë të ditur se IOM është përkushtuar për të ndihmuar në sfidat dhe nevojat që lidhen me komunitetet dhe kthimin.
Në kuadër të bashkëpunimit, u theksua ndihma e IOM-it në implementimin e projekteve konkrete që kanë impakt në përmirësimin e kushteve të komuniteteve dhe në mbështetjen e procesit të kthimit. Ministri theksoi se kthimi i qytetarëve në vendet e tyre është një proces i ndërlikuar dhe kërkon angazhim të përbashkët dhe koordinim të ngushtë.
Ministri për Komunitete dhe Kthim shprehu vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin me IOM-in në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe në gjetjen e zgjidhjeve inovative për të përmirësuar kthimin dhe kushtet e komuniteteve.
Në përfundim të takimit, u konfirmua përkushtimi i vazhdueshëm i IOM-it për të ndihmuar Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në përpjekjet e tyre për të përmirësuar jetën e komuniteteve dhe për të lehtësuar procesin e kthimit në Kosovë. Ministri, shprehu edhe një herë falënderimin për bashkëpunimin e tyre dhe mbështetjen që kanë ofruar deri tani dhe po ofrojnë në përballjen me sfidat dhe në ndërtimin e një realiteti të përmirësuar për komunitetet që duan të kthehen në vendin e tyre.