MINISTRI NENAD RASHIQ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E TURQISË, SABRI TUNC ANGILI

Në një takim zyrtar, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Sabri Tunc Angili, për të diskutuar më tepër për bashkëpunimin në fushën e kthimit dhe ri integrimit të personave të zhvendosur.

Ministri Rashiq e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e Turqisë në procesin e kthimit të personave të zhvendosur, duke e vlerësuar atë si një partner të rëndësishëm në këtë fushë. Ata diskutuan më tej për nevojën e shtuar për bashkëpunim ndërkombëtar në këtë fushë, duke përfshirë edhe ndarjen e përvojave dhe njohurive në kthimin dhe ri integrimin e personave të zhvendosur.

Gjatë bisedës, Ministri Rashiq theksoi se ai e vlerëson shumë mbështetjen e Turqisë në këtë fushë dhe se do të kërkoi edhe më tutje vazhdimin e bashkëpunimit në interes të fushës së kthimit.

Ambasadori Sabri Tunc Angili bëri një vlerësim pozitiv të punës së ministrisë në kthimin dhe ri integrimin e personave të zhvendosur duke premtuar që Turqia do të vazhdoi të mbështes edhe më tutje procesin e kthimit.