MINISTRI NENAD RASHIQ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN AUSTRIAK

Ministri Nenad Rashiq priti sot në takim ambasadorin austriak, Christoph Weidinger dhe zëvendësin e tij, Martin SChaller.     

Tema e takimit të përbashkët ishte mundësia e bashkëpunimit në sferën e afirmimit të drejtave të komuniteteve dhe angazhimit në sferën e zhvillimit ekonomik.

Duke pasur parasysh faktin se komuniteti ndërkombëtar është një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e kthimit, i cili nuk është aspak i lehtë, Ministri Rashiq e informoi bashkëbiseduesin për të arriturat e deritanishme rreth kthimit, mbijetesës së personave të zhvendosur si dhe sfidat me të cilat po përballet ministria kur është fjala për këtë proces. Mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në këtë sferë do të ishte i mirëseardhur.

Ambasadori Weidinger shprehu mbështetjen e plotë për punën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim duke vlerësuar të gjithë hapat pozitiv që kjo ministri ka ndërmarr deri tani. Bashkëpunimi do të vazhdoi edhe më tutje me shpresën se do të jetësohet zgjidhja afatgjate e përmbushjes së nevojave dhe interesave të komuniteteve.