Ministri Nenad Rashiq në shoqërinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtin nënshkroi kontratat me 99 përfituesit e programit të zhvilimit ekonomik

Me rastin e nënshkrimit të kontratave të përfituesve të thirrjes për përkrahje të bizneseve në kuadër të Pakos Emergjente për ringjallje ekonomike masa 1.9, në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim përkrahë ministrit Nenad Rashiq ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ministri Nenad Rashiq, falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për Qeverinë e Kosovës dhe për Kryeministrin Albin Kurti që ka përkrahur dhe ka bërë të mundur realizimin e këtij projekti shumë domethënës për Komunitetet joshumicë që jetojnë në Kosovë.

Ndërkaq të tjerash, Kryeministrit Kurti shprehu nder dhe kënaqësi që pesë muaj pas dakordimit për hartimin e pakos mbështetëse për komunitete jo shumicë në vlerë 3 milionë euro, u bënë bashkë në një ceremoni kaq të rëndësishme me përfituesve të ndryshëm që janë këtu për të punuar e për të kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqëri civile dhe për mirëqenie për të gjithë.

Kjo punë dhe ky rezultat e do një ministër si Nenad Rashiq ishin fjalët e Kryeministrit kun ë fund falënderoi ministrin Rashiq dhe ekipin e tij për punën shumë të rëndësishme që po e bëjnë dhe që po dëshmojnë se ata që integrohen jetojnë më mirë dhe janë më të lirë, edhe atëherë kur ballafaqohen me sfida.