MINISTRI NENAD RASHIQ, NË NATËN E KRISHTLINDJEVE BËRI DORËZIMIN E ÇELSAVE TË SHTËPISË FAMILJES STANOJEVIQ NË GRAÇANICË

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të IOM-it, vizituan Komunën e Graçanicës me ç’rast bënë dorëzimin e çelësave të shtëpisë familjes së Bratislav dhe Emilija Stanopjeviq, si akt simboliki vitit 2023 për Natën e Krishtlindjeve. 

Shtëpia është ndërtuar nga Ministria për Komunitete dhe kthim në bashkëpunim me IOM-in në kuadër të projektit “Kthimi dhe Re-integrimi në Kosovë “(RRK V ) dhe ka për qëllim kthimin e qëndrueshëm dhe re-integrimin e të zhvendosurve.

Në ceremoninë e dorëzimit të qelësave, familja Stanojeviq e gëzuar falenderoi ministrin Rashiq dhe përfaqësuesit e IOM-it për gjestin human si dhe për gjithë ate çfarë janë duke bërë në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Duke theksuar bashkëpunimin konstruktiv të institucioneve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në fushën e financimit të kthimit është arritur që sado pak të kontribuohet në integrimin e të kthyerve dhe lehtësimin e jetës së tyre edhe përkundër situates së vështirë ekonomike në vend, theksoi ministri Rashiq në fjalën e tij.

Pas ceremonies solemne ministri Rashiq duke përshëndetur mediat e pranishme përmes një deklarate informoi për planet e ministrisë për Vitin 2023 dhe cilat do të jenë të arriturat e ministrisë me anë të projekteve dhe dokumenteve që janë përpunuar dhe miratuar në nivelin zyrtar.