MINISTRI NENAD RASHIQ, E PRET NË TAKIM SHEFEN E ZYRËS NDËRLIDHËSE TË GREQISË NË KOSOVË, HELENI VAKALI

06.02.2024

Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, priti Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e interesit për komunitetet, si dhe për të adresuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Fillimisht u diskutua rreth situatës aktuale në Kosovë, duke u përqendruar në sfidat dhe mundësitë e përballjes së tyre. Së bashku shkëmbyen informacione dhe shqetësime në lidhje me përparësitë dhe nevojat e komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke thelluar bashkëpunimin e tyre në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Një temë tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila cakton se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euroja. Ministri Rashiq dhe Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, shkëmbyen pikëpamje dhe vlerësime në lidhje me ndikimin e kësaj rregullore në ekonominë e vendit si dhe tek komuniteti serb.

Bashkëpunimi mes tyre dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar.

Ministri Rashiq u shpreh se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për zhvillim dhe përparim në të gjitha fushat. 

Nga ana tjetër, Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, shprehu mbështetjen e Greqisë dhe premtoi angazhimin e vazhdueshëm të vendit të saj për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e çështjeve të përbashkëta dhe për të promovuar stabilitetin në rajon.