Më 3 janar 2024, ministri Nenad Rashiq së bashku me zëvendësministren Radoica Radomiroviq vizituan familjen e në gjendje të rëndë të Radisav Rashkoviqit në afërsi të Zubina Potokut.
Bashkëshortët Radosav dhe Aena jetojnë në kushte shumë të vështira me katër fëmijë të mitur në fshatin Dren, 14 km larg Zubina Potokut.
Me rastin e festave të Vitit të Ri, ministri ka shfrytëzuar rastin që ti gëzojë me pako anëtarët më të vegjël të familjes Rashkoviq. Ministri Rashiq gjatë asaj vizite ju premtoi se do ua renovojë shtëpinë, e cila është në gjendje shumë të keqe, për t'i siguruar familjes kushte për funksionim normal.
Pas vizitës, ministri Nenad Rashiq ka vizituar komunën e Zubin Potokut, ku ka biseduar me presidentin Izmir Zeqiri dhe qytetarët me të cilët ka biseduar për problemet aktuale të asaj komune.
Po ashtu u ra dakord që urgjentisht të shpallet konkursi për punësimin e punëtorëve të rinj në administratën komunale, në mënyrë që sa më shpejt të mundësohet stabilitet socio-ekonomik për një numër të madh të familjeve që jetojnë në këtë komunë.