Mbështetje për të rinjtë nga veriu

Në ambientet e OJQ-së „Nënë Tereza“në Mitrovicën e Veriut, sot praktikantë nga Mitrovica e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit nënshkruan kontrata me organizatën „Nënë Tereza“, e cila zbaton Projektin Pilot të Praktikës, të financuar dhe të mbështetur nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Thirrjen publike për këtë projekt pilot e ka shpallur Ministria për Komunitete dhe Kthim, ndërsa realizimi i tij i është besuar OJQ-së „Nënë Tereza “. Programi përfshin 343 praktikantë, të cilëve u jepet mundësia për fitimin e përvojës praktike të punës, me mundësi të vazhdimit të mëtejshëm të angazhimit.

Ngjarjes solemne iu është bashkangjitur ushtruesi i detyrës së ministrit, Nenad Vukmirović, dhe nënkryetari i Kuvendit, Nenad Rašić, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe shprehën mbështetjen e tyre për të rinjtë e përfshirë në program.

Me këtë rast, Nenad Rašić theksoi se projekte të tilla janë të një rëndësie të veçantë, pasi u hapin të rinjve hapësirë për fuqizim profesional, fitim të njohurive dhe aftësive, si dhe një hyrje më të lehtë në tregun e punës, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin edhe në të ardhmen iniciativa të ngjashme.

Pilot projekti i praktikës përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të punësimit së të rinjve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve pakicë në Kosovë.