Kujdesi për komunitetin: Zëvendësministri vizitoi familjet dhe shpërndau material të domosdoshëm ndërtimor

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbështetjen e komuniteteve lokale, zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmirović, së fundmi vizitoi pjesën veriore të komunës, ku personalisht dorëzoi material ndërtimor për disa familje që kishin nevojë për ndihmë. Gjatë vizitës, zëvendësministri dëgjoi shqetësimet dhe nevojat e tyre, duke u bindur për kushtet në të cilat jetojnë.

Kjo iniciativë ka për qëllim të mundësojë kushte më të mira banimi për familjet dhe të lehtësojë punimet në adaptimin dhe rinovimin e shtëpive të tyre. Zëvendësministri theksoi rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe nënvizoi gatishmërinë e ministrisë për të vazhduar me këtë formë mbështetjeje.

“Është me rëndësi për ne që në terren t’i shohim nevojat reale dhe të reagojmë me kohë në mënyrë që të sigurojmë ndihmë për ata që kanë më së shumti nevojë,” deklaroi zëvendësministri gjatë vizitës së tij. Ai gjithashtu theksoi se ministria do të vazhdojë të ndjekë situatën dhe të ofrojë mbështetje në përputhje me prioritetet e komuniteteve lokale.

Familjet që morën materialin ndërtimor shprehën mirënjohje për kujdesin dhe reagimin e shpejtë të institucioneve kompetente, duke theksuar se kjo mbështetje ka rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.