Ministria për Komunitete dhe Kthim ka organizuar sot një koktej për punonjësit e ministrisë, duke shënuar edhe fundin e një viti tjetër të suksesshëm. Ministri Rashiq iu bashkuan të gjithë punonjësit dhe atmosfera ishte e mbushur me mirënjohje dhe optimizëm. Ministri Rashiq shfrytëzoi rastin për të falënderuar secilin individ për përpjekjet, përkushtimin dhe rezultatet e arritura. Ai theksoi se viti i kaluar ishte sfidues, por edhe jashtëzakonisht i suksesshëm, falë punës së përbashkët dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve.
Ministri uroi gjithashtu që viti i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm, duke i kujtuar të gjithëve se gjëra edhe më të mëdha dhe më të mira janë të mundshme vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe me shpirt ekipor. “Së bashku mund ta bëjmë Ministrinë edhe më të fortë, më efikase dhe më afër njerëzve të cilëve u shërbejmë. Çdo përpjekje, çdo kontribut juaj, na bën më të mirë”, tha ministri, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes reciproke në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Në fund, ministri Rashiq ftoi të gjithë të pranishmit që të pushojnë gjatë festave të ardhshme dhe të mbushen me energji për sfidat që na presin në vitin e ri. “Së bashku do të arrijmë të gjitha synimet tona dhe do të vazhdojmë të bëjmë ndryshime pozitive. Ju uroj festa të qeta, shumë suksese e kënaqësi të reja në vitin 2025”, përfundoi ministri.