FTESË PUNËSIMI NGA KOMPANIA EUROMETAL, KËRKOHEN 10 PUNËTORË

Të nderuar pjesëtar të komunitetit jo shumicë,

Kompania Eurometal - https://eurometal-ks.com/ - që ndodhet në rrugën për Ferizaj, janë në kërkim të punëtorëve për saldim. Për saldues të kualifikuar (paga: 900 euro -1300 euro), për asistent të saldueseve nuk ka nevoje për kualifikim ( paga: 500 euro - 900 euro). 

Ofrohen transporti, ushqimi, veshmbathja e punës dhe trajnim pune që mund të çojë deri në certifikim. Kompania ka rreth 85 punëtorë për momentin dhe i nevojiten edhe 10 punëtorë të tjerë të rinj. 

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth kësaj pozite ju mund të merrni pjesë në vizitën e organizuar nga Eurometali. 

Eurometali na mirëpret të enjten (me datën 25 janar) në ora 10 (vizita do të zgjasë rreth një orë e gjysmë).

Suksese,

MKK