Ftesë për identifikimin e familjeve prioritare për ndërtimin e shtëpive

Të dashur bashkëqytetarë,

Bazuar në përvojën e kaluar, ne kemi parë një nevojë të konsiderueshme për të rritur numrin e shtëpive brenda programit tonë të stabilizimit të komunitetit. Gjithashtu, jemi të vetëdijshëm se shpesh lindin probleme administrative, si proceset e trashëgimisë, trashëgimia pronësore e të ngjashme. Për këtë arsye po publikojmë thirrjen për identifikimin e familjeve prioritare për ndërtimin e banesave. 

Për aplikim është e nevojshme të bashkëngjitni dokumentacionin e mëposhtëm:

- Kërkesë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive 

https://mkk.rks-gov.net/docs//APLIKACIONI%20P%C3%8BR%20ND%C3%8BRTIM%20T%C3%8B%20SHT%C3%8BPIVE-PDF%20pdf.pdf

-Fotokopja e leternjoftimit e parashtruesit së aplikacionit

- Deklaratën për bashkësinë familjare 

Prioritet do të kenë familjet e pafavorizuara sociale, çiftet e reja të martuara me disa fëmijë, prindërvë të vetëm dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të kenë mundësinë të hyjnë të parët në këtë proces të rëndësishëm.  

Për të garantuar transparencë dhe drejtësi, ne do të përpilojmë një listë të aplikantëve me përparësi që do të formohet nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor. Pas kësaj periudhe, komisioni i Ministrisë do të hartojë listën e fituesve të mundshëm që plotësojnë kushtet me dokumentacion të plotë dhe urgjencën e procedurës. Kjo listë bën të mundur përcaktimin e qartë të prioriteteve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së atyre që kanë më shumë nevojë.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të na dërgojnë kërkesat në Zyrën e Arkivit te MKK-së, ose përmes postës në adresën: Sheshi Nëna Terezë, Fushë Kosovë 12 000. Nëse ju duhen ndonjë informatë shtesë, mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 038/20016509, ose ne e-maill adresë request.mkk.mzp.mcr@rks-gov.net

Komentet tuaja janë thelbësore për zhvillimin e kësaj nisme dhe përparimin e mëtejshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetin tonë. 

Për të shkarkuar aplikacionin, klikoni në linkun më poshtë i cili do t'ju çojë deri te aplikacioni.

https://mkk.rks-gov.net/al/notifications/ftese-per-identifikimin-e-familjeve-prioritare-per-ndertimin-e-shtepive