Është konfirmuar bashkëpunimi strategjik ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ministri Nenad Rashiq sot në ambientet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Agjencisë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, znj. Afërdita Beka Arifaj, për të diskutuar për vendosjen e normave ligjore për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit si bazë për forcimin e të drejtave të qytetarëve.

Ministri Nenad Rashiq dhe drejtoresha Afërdita Beka-Arifaj ranë dakord për formimin e një grupi punues që do të identifikojë të gjitha mangësitë e mëparshme dhe do të hartojë një marrëveshje të përgjithshme, e cila do të shërbejë si bazë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet këtyre institucioneve.

Synimet e marrëveshjes së ardhshme janë që Ministria për Komunitete dhe Kthim të jetë urë në lidhjen e qytetarëve dhe agjencisë për krahasimin dhe verifikimin e pasurisë.

Kjo marrëveshje buron nga dokumenti strategjik i miratuar në fund të vitit të kaluar “Strategjia për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”, i cili ndër të tjera parasheh përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së tjetërsimit, uzurpimit apo përdorimi i paligjshëm i tokës.