Bashkëpunimi mes ministit Rashiq dhe ambasadorit të Japonisë në fokus të mbështetjes për personat e shpërngulur dhe të kthyerit

Sot, ministri Rashiq zhvilloi një takim në ambientet e Ministrisë me ambasadorin e Japonisë, z. Hiroyasu Tanigaki. Gjatë takimit u diskutuan tema lidhur me situatën aktuale politike, si dhe çështje që lidhen me personat e shpërngulur dhe të kthyerit.

Ministri Rashiq dhe ambasadori Tanigaki diskutuan për sfidat me të cilat përballen personat e shpërngulur, si dhe për masat dhe programet e mbështetjes që Ministria ofron për të lehtësuar kthimin dhe riintegrimin e tyre në komunitet. Ambasadori i Japonisë shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen përmes projekteve të ndryshme dhe bashkëpunimit me Ministrinë.

U dakordua për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave dhe bashkëpunimin teknik në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe inkluzionit social. Ministri falënderoi veçanërisht Ambasadën e Japonisë për pajisjet e ofruara për shërbimin publik televiziv RTK2, duke theksuar se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe përkushtimit të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve kyçe që lidhen me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur.