Ambasadori Jeffrey M. Hovenier pritet nga Ministri Rashiq

Ministri Rashiq në shoqërinë e zëvendes ministrit për Komunitete dhe Kthim Radoica Radivojevic priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Jeffrey M. Hovenier së bashku me bashkëpunetorët e tij.

Përveç bisedës e cila kishte të bënte për mbështetjen e të kthyerve dhe stabilizimin e komuniteteve ata po ashtu diskutuan edhe për situatën e sigurimit në Veri dhe zhvillimin politik në nivel lokal, sa i përket rritjes së performancës të institucioneve lokale.

Të dyja palët u pajtuan se zgjedhjet lokale të parakohshme duhet të organizohen në menyrë që komuniteti serb të merr pjesë në cilën do formë të angazhimeve, bazuar në ligjet e shtetit të Kosovës, dhe po ashtu edhe  vullnetin politik të qytetarëve në 4 komunat e veriut.

Ministri Rashiq kërkoi prej ambasadorit Hovenier mundësinë për prezantimin e ideve të reja dhe kërkoi mbështetjen e tyre sa i përket kthimit të qëndrueshem të të zhvendosurve dhe stabilizimit të komuniteteve në një mënyrë e cila parasheh edhe qëndrueshmërinë ekonomike. 

Ambasadori Hovenier përcolli vlerësimin e tij për pritjen e ngrohtë që i bëri Ministri Rashiq. Ai shprehu optimizëm për potencialin për nisma të përbashkëta që mund të forcojnë lidhjet ekonomike, kulturore dhe politike. Ambasadori theksoi vlerën e ndërveprimeve të tilla në ndërtimin e urave dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta me të cilat përballet komuniteti serb ne veçanti.