Ambasadori italian Antonello De Riu vizitoi Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku u prit në kabinetin e tij nga ministri Nenad Rashiq. Takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë, veçanërisht në kontekstin e sfidave me të cilat përballen të kthyerit dhe komunitetet.
Ministri Rashiq dhe ambasadori De Riu diskutuan përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetesës së personave të zhvendosur brenda vendit, si dhe projektet që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve. Ambasadori De Riu shprehu interes për forcimin e bashkëpunimit të Italisë me Ministrinë për Komuniteteve dhe Kthim, veçanërisht në fushën e projekteve humanitare dhe zhvillimore që mund të kontribuojnë në stabilitetin për të gjitha komunitetet.
Takimi përfundoi me angazhimin e të dyja palëve për të punuar së bashku për përmirësimin e kushteve për kthim dhe riintegrim.