VAZHDON PROJEKTI PËR STABILIZIMIN E KOMUNITETEVE: IOM-i DHE MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN E RE

23 maj 2024

Sot u nënshkrua marrëveshja për fazën e pestë të projektit të BE-së – Stabilizimi i Komuniteteve V (EU-CSP V). Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të përfaqësuar nga ministri Nenad Rashiq, dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), të përfaqësuar nga Anne Rostock, shef i misionit.

Projekti, i cili tashmë ka realizuar mbi 400 projekte kolektive dhe individuale, përmes së cilit janë punësuar rreth 500 persona nga Komuniteti jo shumicë. Në këtë fazë të re, marrëveshja do të përfshijë deri në 80 projekte të reja.

Ministri Rashiq shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimin e programit, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies së qytetarëve. 

"Jam jashtëzakonisht i kënaqur që mundemi të vazhdojmë programin e CSP-së, sepse dëshmojmë edhe një herë se për ne qytetarët dhe mirëqenia e tyre janë gjithmonë të parat," tha ai.

Megjithatë, Rashiq shprehu zhgënjimin e tij për mos përmbushjen e obligimeve nga ana e BE-së në lidhje me bashkëfinancimin e programit. 

"Më vjen keq që BE-ja, partneri ynë strategjik, nuk e ka përmbushur obligimin e saj siç është paraparë në kontatën e nënshkruar, për të siguruar bashkëfinancim për këtë program, i cili praktikisht ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve pakicë," shtoi ai.

Ai shpreson që përfaqësuesit e BE-së do të kuptojnë rëndësinë e vazhdimit të projekteve dhe pasojat negative që mund të sjellë stagnimi i tyre.