Të dashur besimtarë ortodoksë,
Me rastin e festës më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjeve, ju dërgoj urime të sinqerta me dëshirën që këtë festë ta kaloni në paqe, harmoni dhe dashuri, të rrethuar nga familja dhe njerëzit e dashur.
Krishtlindja është një kohë gëzimi, faljeje dhe shprese. Na kujtoftë rëndësinë e bashkimit, respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit, vlera që na lidhin dhe na bëjnë njerëz më të mirë. Le ta festojmë këtë festë të shenjtë me besim në një të nesërme më të mirë dhe me shpresën se të gjithë do të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie në të cilën mbretëron paqja, mirëkuptimi dhe prosperiteti.
Ju uroj shëndet të bollshëm, lumturi dhe prosperitet.
Paqja e Zotit - Krishti lindi!
Ministri, Ministritë për Komunitete dhe Kthim
Nenad Rashiq