Të dashur qytetarë,
Në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ju përcjellim urimet tona më të sinqerta me rastin e Vitit të Ri, me dëshirën që viti 2026 t’ju sjellë shëndet, paqe, siguri dhe lumturi familjare.
Viti që lamë pas solli sfida të shumta, por edhe mundësi për të treguar solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit. Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të punojë me përkushtim në forcimin e bashkëjetesës, mbështetjen e kthimit dhe krijimin e kushteve për një jetë dinjitoze dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Në Vitin e Ri, le të na udhëheqin toleranca, respekti i ndërsjellë dhe shpresa për një të nesërme më të mirë, me besimin se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt.
Gëzuar dhe suksese në vitin 2026!
Ministria për Komunitete dhe Kthim