Në fshatin Novakë, çelësat e shtëpive të reja iu dhanë zyrtarisht dy familjeve të kthyera: Petkoviq dhe Nikoliq.
Ky moment domethënës u shënua me vizitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili personalisht ia dorëzoi çelësat që simbolizojnë përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Dejan Petkoviq dhe Dragomir Nikoliq, të cilët vendosën të kthehen në fshatin e tyre pas ngjarjes fatkeqe kur u dogjën shtëpitë, falënderuan Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për ndihmën e ofruar. Ministria ka rinovuar tërësisht shtëpitë e tyre, duke u mundësuar atyre të vazhdojnë të jetojnë në shtëpi moderne, funksionale, të përshtatura për nevojat e tyre.
Me atë rast, ministri Rashiq theksoi se renovimi i shtëpive për familjet e kthyera është një nga prioritetet kryesore të ministrisë.
Ministri theksoi se projekte të tilla jo vetëm që përmirësojnë kushtet e jetesës së të kthyerve, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e komuniteteve lokale.
Të kthyerve nga Novakë është dhënë mundësi të rindërtojnë jetën e tyre në fshatin që e kanë konsideruar gjithmonë si shtëpi, gjë që u sjell atyre shpresë dhe stabilitet për të ardhmen.
Kjo ngjarje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të komunitetit, pasi ka efekte pozitive afatgjata në kthim dhe riintegrim, duke krijuar bazat për stabilitet, siguri jetësore dhe një jetë më të lumtur të përditshme për të kthyerve.