Sot,ministri ka nënshkruar Aneks Marrëveshje ( Aneksi C) ndërmjet Ministrisë për Komunitete për Kthim (MKK) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) lidhur me kontributin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Projektin Kthimi dhe Riintegrimi Faza VI. Kjo fazë është e gjashta me rradhë e këtij projekti që është zbatuar nga IOM që nga viti 2011 në koordinim të ngushtë me MKK.
Ministria për Komunitete dhe Kthim nga kjo marrëveshje ka përfituar 6,000,000.00 nga buxheti i BE-së për zbatimin e projektit të Kthimit dhe Riintegrimit Faza VI si dhe nga Zotimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës , për këtë veprim është paraparë të ndahen edhe 2,000,000.00 bashkëfinancim.
Kjo marrvëshje së bashku me marrvëshjet e nënshkruara më herët me organizatën IOM i sjellin vendit dhe qytetarët më pranë njëri -tjetrit dhe ritheksojnë fuqizimin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM)